Gazeta e përditshme e Gjermanisë, ”Volksstime” reagon kundër bllokimit që Franca i ka bërë fillimit të bisedimeve të anëtarësimit të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duke theksuar se ky veprim do të thellojë të çarat në zemër të unionit. “Shqipëria ka qenë kandidate për anëtarësim që në vitin 2014, ndërsa Maqedonia e Veriut që në vitin 2015. Siç duket, dy vendet do ta kenë ende këtë status për një kohë të gjatë”, shkruan gazeta. “Pra, strategjia e BE për Ballkanin Perëndimor duket të jetë e paqëndrueshme. Tani që… dy vendet po punojnë në mënyrë të besueshme për reformat, BE nuk po e mban fjalën”, thekson ajo. “Ky është një sinjal shkatërrues. Kjo mund të shihet nga Rusia, Kina dhe Turqia si një ftesë për fuqizimin e mëtejshëm të angazhimit të tyre në Ballkan. Ky është një mesazh shqetësues në prag të Brexit”, përfundon gazeta gjermane ”Volksstimme”.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …