Edhe pse Moska dhe Kievi thanë të mërkurën se kishin bërë përparime në drejtim të një marrëveshjeje, zyrtarët ukrainas mbeten skeptikë, pasi sipas ty Presidenti rus Vladimir Putin nuk është plotësisht i përkushtuar ndaj paqes duke synuar në fakt blerjen e kohës dhe riorganizimin e ofensivës që ka ngecur këto ditë. Mykhailo Podolyak, një këshilltar i lartë i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, i tha Financial Times se çdo marrëveshje do të përfshinte “tërheqjen e trupave ruse nga territori ukrainas” i kapur që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt – përkatësisht rajonet jugore përgjatë detit Azov dhe Detit të Zi, si dhe territori në lindje dhe në veri të Kievit. Ukraina do të mbajë forcat e saj të armatosura, por do të jetë e detyruar të qëndrojë jashtë aleancave ushtarake si NATO dhe mos lejojë vendosjen e bazave të huaja në vend.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …