leoni

Volodymyr

Volodymyr Zelenskij: Ukraina mund të heq dorë nga anëtarësimi në NATO, pasi është njëra prej kërkesave kyçe të Rusisë

 Ukraina mund të heq dorë nga anëtarësimi në NATO, pasi është njëra prej kërkesave kyçe të Rusisë, ka deklaruar  kryetari i Ukrainës, Volodimir Zelenskij. Duke iu referuar lajmeve  lidhur me mos  anëtarësimin e Ukrainës në NATO, kryeministri britanik, Boris Johnson tha se ka biseduar me Zelenskin  sërish dhe natyrisht se e kupton se çfarë po thotë për NATO-n dhe realitetin e pozitën në të cilën gjendet ai. “Të gjithë gjithmonë kanë thënë se do t’ia bëjmë të qartë Putinit – se nuk ka gjasë që Ukraina t’i bashkohet NATO-s së shpejti”, shtoi kryeministri britanik. Ukraina aktualisht po zhvillon bisedime me Rusinë që të pajtohen për armëpushim dhe tërheqjen e trupave ruse. Ky vend prej vitesh ka  bërë përpjekje t’i bashkohet NATO-s, por një lëvizje e tillë e nervozoi Rusinë, e cila  assesi nuk dëshiron ta shoh NATO-n përgjatë kufijve të saj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …