Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski ka thënë se Ukraina duhet të bëjë gjithçka që është e mundur për të arritur që lufta me Rusinë të përfundojë vitin e ardhshëm përmes diplomacisë. Ai ka shtuar më tutje se ai që nuk është i interesuar për të arritur marrëveshje për paqe, është presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin. “Sa na takon neve, duhet të bëjmë gjithçka që kjo luftë të përfundojë vitin e ardhshëm, të përfundojë me mjete diplomatike”, ka deklruar për një radio të Ukraninës, presidenti, Volodimir Zelenski. Gjatë intervistave të mëhershme, ai ka theksuar se nuk mund të ketë paqe derisa të dëbohen të gjitha forcat ruse dhe të rimerret i gjithë territori i pushtuar nga Moska, përfshirë Krimenë.
Kontrolloni gjithashtu
PDK-ja ka kërkuar shkarkimin e ministrit, Faton Peci dhe deputetes Fitore Pacolli nga pozita e Kryetare së Komisionit Parlamentar
Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Arben Mustafa, ka mbajtur një konferencë për medie, ku ka …