Kryetari i Ukrainës, Volodymyr Zelensky në një intervistë për gazetën gjermane “Bild”, i pyetur nëse është i gatshëm për të bërë kompromise me rusët duke përfshirë njohjen e pavarësisë së Donbasit dhe të lejoj që Krimeja t’i bashkohet Rusisë, ka deklaruar se pyetja nuk është se çfarë mund të jap. Në çdo negociatë, qëllimi im është t’i jap fund luftës me Rusinë. Dhe unë jam gjithashtu i gatshëm të ndërmarr disa hapa”, tha fillimisht Zelensky. “Mund të bëhen kompromise, por nuk mund ta tradhtojë vendin tim. Edhe pala tjetër gjithashtu duhet të jetë e gatshme të bëjë kompromise – prandaj quhen kompromise. Vetëm kështu mund të dalim nga kjo situatë. Nuk mund të flasim ende për detaje. Nuk kemi pasur ende kontakte të drejtpërdrejta mes presidentëve. Vetëm pas bisedimeve të drejtpërdrejta mes dy presidentëve mund t’i japim fund kësaj lufte”, ka pohuar ndër të tjerash Zelenskij. Ai gjithashtu ka thënë se nuk e dënon vendimin e Gjermanisë për mos bojkotimin e gazit dhe naftës që vjen prej Rusisë dhe se ka respekt për vendimet e sjella nga qeveria e kancelarit, Olaf Sholz.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …