Viola Von Cramon

Von Cramon kritikon kryetaren e Kuvendit të Serbisë serbe, Ana Brnabiq, lidhur me marrëveshjeve të Brukselit

Euro-deputetja, Viola von Cramon, ka shprehur kritikat e saj ndaj kryetares së Kuvendit të Serbisë, Anna Brnabiq, në lidhje me interpretimin e marrëveshjeve të Brukselit për Kosovën. Von Cramon i kujtoi asaj se Marrëveshjet e Brukselit nuk lidhen me proceset e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Duke theksuar se nuk është kundër themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ajo vuri në dukje se Marrëveshjet e Brukselit nuk janë të lidhura me këtë çështje. Anna Brnabiq, reagoi në deklaratën e evro-deputetes,  Cramon duke pohuar se Serbia nuk bën bllof nëse Kosova pranohet në Këshillin e Evropës dhe nuk duhet të jetë pjesë e hipokrizisë në këtë rast. Brnabiq argumentoi se themelimi i Asociacionit të Komunave është shtylla e marrëveshjes së Brukselit dhe ngriti çështjen e bazuar në të  drejtën ndërkombëtare dhe rezolutën 1244 të OKB-së, e cila e konsideron Kosovën si krahinë autonome të Serbisë, jo si shtet evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …