Viola

Von Cramon: Nëse liberalizohen vizat për Kosovën, atëherë do të pranohen më lehtë kompromiset që mund të dalin nga marrëveshja

Gjatë një interviste të dhënë për “Kosovapress” raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka deklaruar se nëse liberalizohen vizat për Kosovën, atëherë njerëzit do të pranojnë më lehtë kompromiset që mund të dalin nga marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë. “Të gjithë po presim me padurim që të kemi një marrëveshje finale, e cila do të sillte pajtimin për njohje reciproke nga dy anët. Prandaj, duhet ta vazhdojmë këtë dialog me qëllim të normalizimit të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Kjo është më e rëndësishmja. Është e rëndësishme për ju, për qytetarët tuaj në Kosovë, është e rëndësishme për ne në Bashkimin Evropian, sepse pa të nuk mund të ketë rrugë evropiane për Kosovën”, ka theksuar raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon. Ajo ka shtuar më tutje se do të ketë diçka për Asociacionin për pakicat serbe, por si do të draftohet dhe si do të duket, cilat do të jenë kompetencat e tij ekzekutive, po mendoj, çfarë lloj fuqie ekzekutive mund të ketë dhe natyrisht që nuk duhet të jetë asgjë si Republika Serbe në Bosnje. Prandaj, mendoj se shumë forca diplomatike duhet të kalojnë nëpër të gjitha pikat nga Plani i Ahtisaarit dhe atëherë Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të jetë vetëm një çështje.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …