Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, sërish ka reaguar lidhur me sulmet terroriste kundër Policisë së Kosovës në veri, ku së fundi u publikuan edhe pamjet, në vendet ku shfaqin nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq në mesin e terroristëve. Viola Von Cramon thotë se duhet filluar sanksionimi i tyre, siç është edhe ngrirja e llogarive bankare. Kur më në fund do të filloni t’i sanksiononi këta djem këtu? Ngrirja e aseteve, llogarive bankare dhe pengimi i tyre. ka edhe disa kriminelë të tjerë, që udhëtojnë lirshëm në vendet e BE-së? Ky do të ishte të paktën një fillim siç bëri Amerika disa kohë më parë, thekson Viola von Cramon në një postim të saj.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …