Në një letër drejtuar Aleancës progresive të socialistëve dhe demokratëve, në prag të votimit në Parlamentin Evropian për zgjedhjen për presidente të KE, Von der Leyen deklaroi se ka në plan të paraqesë një pakt të ri propozua të BE-së për migrimin dhe azilin. “Ne kemi nevojë për një mënyrë të re të rishpërndarjes së ngarkesave. Ne kemi nevojë për një fillim të ri, “tha ajo. Von der Leyen kohët e fundit vlerësoi se Ballkani Perëndimor duhet të merret më seriozisht, duke theksuar Maqedoninë Veriore si “një shembull i shkëlqyer i arritjeve pozitive”. Duke folur për Marrëveshjen e Prespës, ajo porositi se dokumenti paraqet “një marrëveshje të vërtetë evropiane, bazuar në vlerat që ka Evropa, në të cilin problemi shndërrohet në një mundësi.”
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …