Vonesa me pajisje të teksteve shkollore po i sfidon prindërit, nxënësit, mësimdhënësit  dhe institucionet arsimore

Sot, në takimin e nëntë të rregullt të Komitetit për Komunitete, që drejtohej nga Amrush Helshani, i ftuar për të raportuar para anëtarëve, ishte Shefi i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Sabit Berisha. Ai gjatë raportimit mes tjerash theksoi ” Edhe pse i kishim bërë mirë përgatitjet për fillimin e vitit shkollor 2023/2024, vonesa me pajisje të teksteve shkollore, po i sfidon prindërit, nxënësit, mësimdhënësit  dhe  institucionet arsimore, kjo për nivelin shkollor 1-5, kurse vështirësia tjetër është shqetësuese edhe për nivelin e nxënësve VI-IX, ku këtë vit  e kanë filluar me tekste të përdorura nga nxënësit e viti shkollor paraprak dhe vazhdoi, ‘me punën dhe aktivizimin e shumë ekipeve të angazhuara po punojmë që sa më shpejtë ta tejkalojmë këtë situatë që lenë shumë për të dëshiruar”. Pas mbarimit të takimit anëtarët e komitetit, vizituan një familje të komunitetit pakicë, që jeton në Malishevë, për ta ndihmuar dhe inkurajuar, që fëmijët të vazhdojnë shkollimin e rregullt në këtë fillimvit shkollor.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …