Afër dy javë pas vdekjes së Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, nuk janë sqaruar rrethanat e vdekjes së tij. Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka thënë se familja ka bërë shumë kërkesa pasi që Ministria e Drejtësisë dhe kryeprokurori Sylë Hoxha pas vdekjes se Astrit Deharit, t’i kenë provat edhe ekspertët e familjes Dehari që janë të angazhuar. Ai ka thënë se, akoma nuk kanë përgjigje se cilat kanë qenë arsyet e vdekjes së Astritit. Ekspertët që ka angazhuar familja Dehari, nuk po ju lejohen t’i marrin provat dhe të hetojnë rastin. Prokurori Metush Biraj ka thënë se provat nuk mund t’i marrin për arsye objektive.
