Kryetari i Komunës së Malishevës Ekrem Kastrati në një postim të tij në facebook ka shkruar se Tërpeza e Lladroci, bashkë me Berishën e historisë dhe Fshatin e Ri, kjo zonë e lavdisë, i dhanë përkrahje të jashtëzakonshme projektit tonë politik për Kosovën Fituese me numër 137 për zgjedhjet e 9 shkurtit. Ai ka thën se vota për numrin 137, dhe për kryetarin Limaj dhe kandidatët tanë për deputetë, është votë për të mirën e Malishevës, për të mirën e Kosovës.
Kryetari Kastrati ka kërkuar nga banorët e këtyre fshatrave që në menyrë masive të votojnë për numrin 137, për rikthimin e zërit të Nismës Socialdemokrate në Parlamentin e Kosovës.