Albin Kurti thotë se ka siguruar shumicën për Qeverinë por konteksti me votat e ardhura nga diaspora mund ta shtyjë edhe me tutje certifikimin e rezultateve edhe pse Komisioni Qendror Zgjedhor të dielën ka përfunduar rinumërimin e të gjitha kutive, që ishin subjekt i ankesave të partive politike. Ndonëse Nisma Socialdemokrate ka kërkuar prej Gjykatës Kushtetuese anulimin e votave të diasporës, ndërkaq Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka vendosur nëse do të kërkojë nga Supremja përfshirjen edhe të kontingjentit të fundit të pakove të ardhura me postë, të cilat i hodhi poshtë Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Dy herët e kaluara Gjykata Supreme kishte urdhëruar KQZ-në që votat nga diaspora t’i përfshijë në rezultatin përfundimtar. Derisa afati i Supremes për të vendosur është 72-orësh, shqyrtimi i çështjes në Gjykatën Kushtetuese mund të marrë më shumë kohë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …