Deri pas mesnatës ka zgjatur debati në punimet seanca e djeshme ku ishte paraparë votimi për demarkacionin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi. Në fund të debatit, pas kërkesës së kryeministrit Haradinaj që partitë të votojnë për demarkacionin, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka kërkuar pajtimin e grupeve parlamentare që votimi i marrëveshjes të bëhet sot në orën 11.00 Për këtë propozim janë pajtuar kryetarët e grupeve parlamentare të LDK-së, të PDK-së, të AAK-së dhe Nismës. Kundër ka qenë Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes. Edhe grupi i deputetëve të pavarur ka kundërshtuar propozimin. 46 deputetë janë pajtuar që votimi të bëhet sot në orën 11.00
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …