Votimi i projektligjeve për formimin e Ushtrisë së Republikës së Kosovës është përcjellë drejtpërdrejtë nga kryetari i  komunës, Smajl Latifi

Seance e Kuvendit të Republikës së Kosovës ku u votuan tri projektligje për formimin e Ushtrisë së Republikës së Kosovës është përcjellë drejtpërdrejtë në sallën e kuvendit komunal të Rahovecit nga kryetari i komunës, Smajl Latifi së bashku me familjar të dëshmorëve, veteranëve, invalidëve të luftës, kuvendarëve të kuvendit  komunal të Rahovecit, përfaqësues të Policisë së Kosovës, përfaqësues të OVL e UÇK-së Dega në Rahovec dhe qytetarë. “Shteti i Kosovës nga tani e ka Ushtrinë edhe legale të Republikës së Kosovës, populli i Kosovës sot nuk ka qenë asnjëherë më i sigurt në këto dhjetë vitet e pavarësisë se sa sot edhe sot e tutje dhe natyrisht, ky është momenti i veçantë edhe i gëzimit të pamasë i të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe shqiptarëve ku do që ndodhen. Është dhimbje, njëkohësisht dhimbje e veçantë për të gjithë ata që kanë kontribuar, që të vihet deri në ditën e sotme në themelimin e zyrtarë të Ushtrisë Republikës së Kosovës, dëshmorët, martirët dhe të gjithë ata që u sakrifikuan ndër breza që Kosova me 14 Dhjetor të jetë edhe me Ushtri legale e cila do të garantoj sovranitetin shtetëror dhe integritetin territorial të shtetit tonë, si dhe do të kultivoj e promovoj dhe kontribuoj për paqen dhe sigurinë në rajon e më gjer”, ka thënë ndër të tjera në fjalimin e tij kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …