Deputetët e kanë votuar një deklaratë me anë të së cilës Kuvendi e njeh Kosovën vetëm me emrin kushtetues Republika e Kosovës. Me anë të kësaj deklarate ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare Kosovës do t’i referohet vetëm me emrin Republika e Kosovës. Pro kësaj deklarate kanë votuar 80 deputetë, ndërsa 5 kanë qenë kundër. Ndërkohë ajo është nënshkruar unanimisht nga gjashtë grupet parlamentare, PDK, LDK, AAK, Vetëvendosje, Nisma dhe 6 Plus.
