Votuesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës zgjedhin sot guvernatorët, përfaqësuesit dhe senatorët

Votuesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës zgjedhin sot guvernatorët, përfaqësuesit dhe senatorët

Votuesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës zgjedhin sot guvernatorët, përfaqësuesit dhe senatorët. Ata do të hedhin votën e tyre për të 435 anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve, për 35 nga 100 ulëset e Senatit dhe për dhjetëra guvernatorë. Republikanët aktualisht mbizotërojnë në të dyja dhomat e Kongresit dhe në Shtëpinë e Bardhë. Vëzhguesit politikë në të dy anët e spektrit po u bëjnë thirrje njerëzve të dalin dhe të votojnë, sepse, siç thonë, këto mund të jenë zgjedhjet më të rëndësishme në jetën e tyre, nëse jo në historinë amerikane. Nëse demokratët marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve ose të Senatit nga republikanët, ata mund të kufizojnë dukshëm veprimet e kryetarit Trump, në dy vjetët e fundit të mandatit të tij.

 

Kontrolloni gjithashtu

Nuredin Ibishi

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, kërkoi që Bashkësia ndërkombëtare të marrë hapa të duhur në veri

Njohësi i çështjeve të sigurisë,  Nuredin Ibishi,  ka deklaruar se veprimet e fundit në pikën …