Vrasësi, Dardan Krivaça, dënohet me burg të përjetshëm për mbytjen në tortura shtazarake të 18-vjeçares, Marigona Osmani, ndërsa pjesëmarrësi në krim, Arbër Sejdiu dënohet me 15 vjet burg. Sipas aktakuzës, i pandehuri i parë kishte marrë një shkop, e së bashku me të pandehurin e dytë kishin hyrë në dhomë dhe kishin filluar ta godasin tani të ndjerën në pjesë të ndryshme të trupit, me ç’rast të njëjtës i kanë shkaktuar dhimbje të mëdha mizore, fizike dhe psiqike deri sa e kanë mbytur barbarisht. Dardan Krivaça me rreth 60 vepra paraprake kundërvajtëse e panele, është dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e Marigona Osmanit. Viktima nga goditjet e njëjta ka pësuar politrauma-lëndime të shumëfishta, ku vdekja shkaktohet drejtpërdrejt nga asfiksia mekanike, si dhe shoku hemorragjik dhe traumatik, të cilat janë pasojë e gjakderdhjes së jashtme dhe gjakderdhjes së brendshme, nga thyerja e ashtit të nofullës së poshtme, thyerja e brinjëve, klavikulës së majtë, unazave të qafës, gjakderdhjes epidurale dhe subdurale në pjesën e pasme të trurit të madh dhe në trurin e vogël, këputje parciale të palcës së kurrizit në qafë. Pasi e kishin mbytur barbarisht e kishin dërguar në Spitalin e Përgjithshëm – Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe ishin larguar. Nga praktika e mbajtjes së dënimeve, që praktikohet përgjithësisht në Kosovë, instancat më të larta gjyqësore, do ta zbusin vendimin dhe vrastarët barbarë, brenda pak vitesh do të lirohen nga burgu, sikur janë liruar sa e sa të tillë, dhe shumë syresh kanë vazhduar aty ku e kanë lënë, pasi shteti, në këtë drejtim është surrogat dhe jo shtet i vërtetë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …