Vrasësi i 14 civilëve shqiptarë që i takonin familjes Bogujevci, është liruar nga burgu para kohe, kjo për shkak të sjelljes së tij të mirë gjatë vuajtjes së dënimit. Sasha Cvjetan, ish pjesëtari i grupit famëkeq “Skorpionët”, ishte dënuar për krimin e rëndë kundër 14 civilëve shqiptarë, ku shtatë prej tyre ishin fëmijë të moshës nga 2 deri 15-vjeç si dhe shtatë femrave dhe për plagosjen e rëndë të pesë fëmijëve të tjerë në oborrin e familjes Gashi, në Besianë më 28 mars të vitit 1999. Ai tani është liruar me kusht me vendimin gjykatës së lartë të Beogradit dhe në bazë të sugjerimit të qendrës së paraburgimit në Mitrovicë të Sremit. Ky veprim fashist ka nxitur reagime të ashpra jo vetëm në Kosovë, por edhe në vetë Serbi, për faktin se ky kriminel nuk kishte kërkuar kurrë falje për krimet e tij. Edhe Fondi për të Drejtat Humanitare i cili përcjell gjykimet për krimet e luftës në rajon, e ka gjykuar këtë lirim të paarsyeshëm të një vrasësi fëmijësh dhe grash, duke theksuar se edhe dënimi i tij ka qenë shumë i vogël që në fillim, duke marrë parasysh numrin e viktimave dhe vuajtjet e tyre.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …