Pas dy vrasjeve të fundit të policisë amerikane në Karolinën e Jugut dhe në Oklahoma, agjentët amerikanë janë përfshirë në një vrasje tjetër, e cila ka shkaktuar protesta të shumta në Kaliforni. Policia e zonës El Cajon në Kaliforninë e Jugut hapi zjarr dhe vrau 38-vjeçarin me ngjyrë, Alfred Olango, i cili, siç u mor vesh më pas, ishte i paarmatosur. Mediat amerikane bëjnë të ditur se një prej oficerëve të pranishëm hapi zjarr me armën e shërbimit kundër Olangos, ndërsa një tjetër me pistoletën elektrike. Vrajsa e Olangos, i lindur në Uganda, shkaktoi zemërim të madh mes komunitetit të zonës. Shumë zezakë dolën në protesta dhe kërkuan një hetim federal për incidentin. Protestuesit hodhën parrullën e zakonshme “Jetët me ngjyrë kanë rëndësi”, e cila është bërë një slogan i protestave kundër vrasjeve nga policia të anëtarëve të këtij komuniteti. Prej më shumë se dy vitesh, në Shtete e Bashkuara regjistruar protesta masive, shpesh edhe të dhunshme, kundër policisë për dhunën që agjentët kanë ushtruar ndaj zezakëve, të diskriminuar nga shekulli në shekull. Kjo çështje është bërë temë edhe e fushatës presidenciale, ndërsa vrasjet e tilla vazhdojnë me një shpeshtësi vërtetë shqetësuese.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …