Aleksandar Vuçiq

Vuçiq: Albin Kurti ka vendosur të sulmojë serbët dhe ka shkelur marrëveshjen e Brukselit, e cila nuk ekziston më

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar pasi Këshilli Gjyqësor i Kosovës e ka suspenduar kryetaren e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevanoviq, e cila të martën bashkë me disa komandantë stacionesh policore në Kosovë ka marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Serbisë,  në Beograd. Vuçiq tha me këtë rast se ne urdhër të Albin Kurtit, është shkarkuar nga institucionet gjyqtarja serbe Liljana Stevanoviq dhe  është përgatitur shkarkimi i të gjithë komandantëve dhe policëve serbë që kanë marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Albin Kurti ka vendosur të sulmojë serbët dhe ka shkelur marrëveshjen e Brukselit  dhe ajo nuk ekziston më. Ai  dëshiron të shkatërrojë paqen në Kosovë. Është ai që dëshiron të sulmojë popullin serb me të gjitha këto vendime kudo që jeton, si në jug ashtu edhe në veri të Kosovës”, tha Vuçiq. “Serbia dëshiron ta ruajë paqen dhe për shkak të gjithë kësaj paralajmërojmë vendet e QUINT-it dhe gjithë komunitetin ndërkombëtar. Mesazhi im i fundit është – çfarëdo që do të bëni – Serbia do të jetë me popullin e saj”, tha Vuçiq.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …