Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se Brukseli nuk ka kërkuar nga Serbia njohjen e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Deri më tani askush nuk e ka përmendur një kërkesë të tillë e as as që është e shkruar ndokund! Pyetjes se a do ta nënshkruajë dokumentin detyrues juridik me Prishtinën në fund të procesit negociues me BE-në, siç ka deklaruar ambasadori gjerman në Serbi, kryeministri serb ka thënë se dikush duhet t’i tregojë se çfarë do të thotë ai dokument: Nëse kjo është njohje, këtë askush s’e ka përmendur dhe kështu askund nuk shkruan. Këtë duhet thënë qartë qytetarëve. Ai ka shtuar më tutje se me siguri do të ketë përpjekje për presione politike rreth kapitullit 35, por ne duhet të punojmë në mënyrë të përgjegjshme. Duhet pritur e shikuar, neve na mbetet të bisedojmë e të negociojmë e populli është ai që vendos, ka theksuar kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Kontrolloni gjithashtu
Avdullah Hoti: Qeveria Kurti është më e dobëta që nga pavarësia, pa rezultate dhe me degradim për vendin
Ish-kryeministri dhe kandidati për deputet nga LDK, Avdullah Hoti, ka kritikuar ashpër qeverisjen e Albin …