Kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq duke folur për TV-Pink është shprehur se nëse krijojmë një bosht të paqes dhe të stabilitetit mes serbëve dhe shqiptarëve, dy popujve më të mëdhenj në Ballkanin Perëndimor, në 100 vjetët e ardhshëm do të kemi zgjidhur 80 për qind të problemeve tona politike. Ai ka paralajmëruar se në shtator do të përpiqet që ta institucionalizojë dialogun e brendshëm rreth Kosovës në të gjitha forumet. Ai ka shtuar se Serbia është nën presionin e fuqive të mëdha, por ka konstatuar se ajo është shtet sovran dhe i pavarur dhe se askush nuk do të vendosë në emër të qytetarëve të saj përveç atyre. Vuçiq shprehet i gatshëm të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjes së kompromisit kur bëhet fjalë për Kosovën, e që do të ishte e kënaqshme për të dy palët. Ne sot nuk vendosim vetëm për të kaluarën tonë, por edhe për të tashmen dhe të ardhmen, ka thënë Vuçiq, por pa specifikuar se cila na qenka zgjidhje që mund t i kënaq të dyja palët, ujkun e qengjin.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …