Vuçiq: Delegacionet në Bruksel nuk janë marrë vesh për asnjë çështje

Pas përfundimit të takimeve me delegacionin e Kosovës, kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiq, është cituar të ketë deklaruar se dy delegacionet nuk janë marrë vesh për asnjë çështje. Ai për gazetën “Veçernje Novostit”, ka thënë se dy delegacionet kanë qenë shumë afër arritjes së marrëveshjes për Asociacionin serb të komunave, mirëpo delegacioni i Kosovës  nuk ka dashur të pranojë, madje, as kompetencat që kanë komunat për ASK-në duke shtuar se  përparim është arritur edhe lidhur me telekomunikacionin porse marrëveshja ende nuk është finalizuar. Për dy pikat tjera praktikisht nuk është arritur asnjë përparim, ka thënë Vuçiq, pas takimit shumë-orësh.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami kërkon reagim të drejtësisë ndaj bllokimit të punimeve publike në sheshin “Xhorxh Bush”

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë ndaj, …