Kryeministri serb gjatë ditës së sotme ka deklaruar së Qeveria e Serbisë e shpall të pavlefshëm vendimin e autoriteteve të Prishtinës që pronat e paluajtshme të ish-RSFJ-së, ish-Federatës Jugosllave të kalojnë në pronësi të Kosovës. Para medieve në Beograd ai është shprehur “se prej fillimit të bisedimeve në Bruksel ka qenë e dijshme që Prishtina do të veprojë kështu”. Duke thënë së përfaqësuesit e Kosovës kanë refuzuar që të flasin për pronat në dialog ai me tutje shtoj “se ky hap i Prishtinës, nuk është asgjë tjetër veç një rrëmbim i pronës së tjetër kujt, prandaj konsiderojmë të pavlefshëm”.
