‘Rruga e Kombit’ i jepet me koncesion kompanisë turke për 30 vjet

Vuçiq favorizon projektin për autostradën Nish-Durrës

Zyrtarët në Beograd prej kohësh po e favorizojnë projektin për ndërtimin e një autostrade, që do t’i siguronte Serbisë dalje në portet e Adriatikut. Mandatari për formimin e Qeverisë serbe, Aleksandër Vuçiq citohet të ketë deklaruar se Serbia është e gatshme për fillimin e ndërtimit të autostradës Nish-Prishtinë. Në një prononcim për mediet serbe, ai ka thënë se ky projekt është shumë i rëndësishëm për gjithë rajonin e Toplicës, Prokuple, Kurshumli, Bllacë dhe Zhitoraxhë si dhe për rajonin e Nishavës. Në rast se realizohet një projekt i tillë, e që sipas sipas gjitha gjasave është çështje kohe deri në realizimin e tij, atëherë vlera e Rrugës së Kombit do të relativizohet. Kjo do të jetë një mundësi për ekonominë dhe bizneset serbe, të cilat do të siguronin qasje të lirë në portet e Adriatikut, aspiratë kjo e kahershme e politikës serbe. Gjithashtu, vazhdimi i kësaj autostrade deri në Nish do të ketë impakte shkatërruese për ekonominë dhe tregun shqiptar.

Kontrolloni gjithashtu

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik,  Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …