Udhëheqja politike në Serbi nuk e ka ndërmend të shkëputet nga trashëgimia millosheviqiane në këtë shtet. Bashkëpunëtorët e dikurshëm të Millosheviqit që sot janë në majat e pushtetit në Serbi, flasin me mburrje sa herë që kujtohet kjo periudhë. Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq, teksa ka folur për kohën sa ishte ministër i Informimit në regjimin e Millosheviqit, e ka përshkruar performancën e tij si të pasuksesshme. Ai ka shpjeguar se në atë periudhë ishte e pamundur që të ngrije zërin ndaj normave të caktuara ligjore të propozuara nga të tjerët. “Isha i dobët dhe e pagova çmimin”, ka thënë kryeministri serb. Sidoqoftë, ai nuk është distancuar nga ky regjim dhe as nuk ka kërkuar falje për krimet e përbindshme të Serbisë ndaj boshnjakëve dhe shqiptarëve. Vuçiq që sot cilësohet si i moderuar nga Brukseli, në vitet 90-ta sa ishte deputet i Partisë Radikale të Sheshelit kërcënonte publikisht se për 1 serb të vrarë do të vriteshin 100 boshnjakë!
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …