Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se marrëveshja me Kosovën nuk është e mundur pa një pako gjithëpërfshirëse. Nuk jam optimist lidhur me marrëveshjen. Nëse mendoni se marrëveshja është e mundshme pa pakon gjithëpërfshirëse, pa ndihmën shtesë ekonomike, rritjen e shpejtë e dramatike në të gjitha fushat në Serbi, pra pa pako gjithëpërfshirëse që ka të bëjë me të ardhmen tonë, as që më shkon ndër mend t’iu flas për marrëveshje. Ai ka shtuar se mendon që Serbia e ka të mirë platformën e vet. Para së gjithash është i rëndësishëm interesi i popullit tonë në Kosovë. ka thënë Vuçiqi.
