Aleksander Vuçiq u bën thirrje serbëve të Kosovës që të mos bëhen pjesë e Ushtrisë së Kosovës

Vuçiq: Jemi duke u përballur me presion të madh për ta njohur Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka deklaruar se janë duke u përballur me presion të madh për ta njohur Kosovën. “Kemi gjithnjë e më shumë të dërguar nga Escobar  e deri tek Stuart. Të gjithë po dërgojnë të dërguar, por nuk duan që Rusia të ndërhyjë në negociatat me Kosovën. Megjithatë, mos harroni se unë refuzova njohjen e ndërsjellë në mes të Uashingtonit, edhe pse amerikanët ishin mikpritës të ndershëm. Ishte gjëja më e vështirë atje, të refuzosh njohjen në mes të SHBA. Ne kemi pasur presion edhe në Bruksel për të lejuar hyrjen e Kosovës në OKB. Të gjithë po përpiqen ta detyrojnë Serbinë të njohë Kosovën. Pres që dikush të mendojë ta përfshijë Kosovën në NATO dhe kështu të detyrojë këto katër shtete të BE-së që ta njohin pavarësinë dhe në këtë mënyrë të na detyrojnë ta pranojmë atë. E ne këtë nuk do ta pranojmë kurrë” ka theksuar presidenti i Serbisë, Aleksadner Vuçiq.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës

Pas dështimit të një pas njëshëm, nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit …