Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka falënderuar sot kryeministrin grek Aleksis Cipras për mbështetjen në rrugën evropiane të Serbisë dhe mos njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ai tha në Selanik se nga Cipras ka dëgjuar dhe kuptuar porosinë se Greqia dhe BE presin paqe dhe stabilitet, si dhe atë se Serbia dëshiron të mbetet “shtyllë e stabilitetit”, dhe të avancojë marrëdhëniet me fqinjët dhe në kushte të tilla të realizohet rritje e mëtejme ekonomike. “Greqia nuk ka pranuar pavarësinë e Kosovës, gjithmonë ka qenë me Serbinë kur ishte vështirë. Ne në një periudhë të mëhershme nuk kemi treguar respekt të mjaftueshëm për këtë fakt. Serbia në të ardhmen do të ndihmojë miqtë, të cilët janë në anën e saj dhe se miqtë grekë gjithmonë mund të llogaritin në mbështetjen tonë”, ka thënë Vuçiq.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …