Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar se takimi në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë ka gjasa që të shtyhet për datën 3 apo 4 shtator, pasi që, siç ka thënë ai, ka indikacione që në rast se do të ndodhë diçka e rëndësishme në takim do të marrë pjesë edhe kryetari i Amerikës, Donald Trump. “Negociatat do të jenë për të gjitha çështjet për normalizim, por jo për njohje, janë duke u zhvilluar nën drejtimin e Brukselit, por kjo do të jetë krejt diçka tjetër. Vuçiq deklaroi se ishte i shqetësuar për temën e bisedimeve në Uashington dhe në Bruksel. Por shtoi se është i gatshëm, i përgatitur dhe e di se çfarë mund të pritet në bisedime të tilla.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …