Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka pritur ushtruesin e detyrës të zëvendës-ndihmësit të sekretarit të Shtetit të SHBA për Çështje Europiane e Euroaziatike, Matthew Palmer. Raportohet se, përveç tjerash, ata janë pajtuar se normalizimi i marrëdhënieve midis Beogradit e Prishtinës ka rëndësi vendimtare jo vetëm për procesin e integrimit në BE, por edhe për stabilitetin e rajonit dhe mirëqenien dhe prosperitetin e popujve në rajon. Ata, po ashtu, kanë theksuar rëndësinë e fqinjësisë së mirë në rajon, që i kontribuon stabilitetit. Siç raportojnë mediat serbe, Palmer ka premtuar mbështetje të vazhdueshme për dialogun midis Beogradit e Prishtinës me ndërmjetësimin e BE-së, në çfarëdo forme që pjesëmarrësit e dialogut e konsiderojnë të dobishme. Palmer theksohet se kanë qenë të njëmendjeje se bisedimet paqësore dhe zbatimi i plotë i marrëveshjeve të arritura janë vendimtare për arritjen e zgjidhjeve të qëndrueshme.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …