Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq ka thirrur një seancë të jashtëzakonshme të Qeverisë së Serbisë pas vendimit në Francë për lirimin me kusht të Ramush Haradinajt. Seanca do të mbahet nesër në orën 10.00 pas kthimit të tij nga një vizitë zyrtare në Indi. Pika e vetme e rendit të ditës në këtë takim do të jetë lirimi i Haradinajt dhe reagimi i Serbisë për këtë. Autoritetet e Beogradit kanë shpresuar se Franca do ta lejojë ekstradimin e Ramush Haradinajt në Serbi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …