leoni

Kryetari serb, Aleksandar Vuçiq, thotë se autoritetet në Kosovë nuk duan që të mbahen zgjedhje në veri

Vuçiq: Kërkesa e Hotit është për njohje reciproke por ne nuk do të pranojmë njohje të ndërsjellë

Kryetari serb, Aleksandar Vuçiq, mbrëmë ka komentuar deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti për takimin në Uashington. Ai tha se deklaratat e fundit të Hotit tregojnë se Prishtina nuk është e gatshme për kompromis në takimet e radhës në Uashington dhe Bruksel, dhe se kërkesat e saj kanë të bëjnë kryesisht me njohje reciproke, për të cilën ai tha se do ta refuzojë. Sipas tij, ajo që thotë kryeministri Hoti, në fakt është ajo që mendojnë si amerikanët ashtu edhe evropianët. I pyetur për të komentuar faktin që ai tha se do të refuzonte të takohej me kryetarin Trump nëse kërkohet njohje e ndërsjellë, Vuçiq tha se “ai është shumë i vogël të përcaktojë se ku do të vijë Trump dhe ku nuk do të vijë. Unë nuk dua të pranoj oferta për njohje reciproke”, deklaroi tutje ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …