Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Serbia do të kërkojë esktradimin e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt, i ndaluar nga autoritetet franceze në Bazel. Vuçiq u tha gazetarëve në Qeverinë e Serbisë se prokuroria ka një “numër të lëndëve kundër Haradinajt dhe askush nuk ka të drejtë që të rrënojë vendimet e organeve të drejtësisë – Prokurorisë së Serbisë”. “Për mua do të ishte e palogjikshme që Franca si një shtet ligjor të mos vepronte në përputhje me të drejtën”, tha kryeministri i Serbisë. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, u ndalua të mërkurën nga policia franceze në bazë të një fletarresti ndërkombëtar të lëshuar nga policia e Serbisë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …