Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shpreson që Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vendosin që misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR dhe misioni i Bashkimit Evropian për sundim të ligjit, EULEX, të kryejnë punën e policisë në veri të Kosovës, pas vendimit të serbëve për t’u larguar nga të gjitha institucionet e këtij vendi. Nëse amerikanët mendojnë që këtë punë mund ta bëjnë shqiptarët, e diçka e tillë nuk është në përputhje me marrëveshjen e Brukselit dhe vullnetin e popullit, frikësohem se kjo situatë mund të çojë në katastrofë”. Vuçiq se shpreson që NATO-ja do të parandalojë ndonjë vendim të mundshëm të Kosovës për dërgimin e njësive speciale në veri. Po flasim për ndryshime të mëdha politike. Pas 10 vjetësh serbët kanë marrë vendim që të largohen nga institucionet e Prishtinës”, ka thënë Vuçiq për mediet në Serbi.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …