Aleksandar Vuçiq vazhdon të viktimizohet, pretendon se në Kosovë po bëhet persekutim dhe spastrim etnik ndaj serbëve

Vuçiq: KFOR-i na u përgjigj se nuk ka nevojë që forcat tona të kthehen në veri të Kosovës

Duke folur për përgjigjen e KFOR-it dërguar autoriteteve serbe, presidenti i Serbisë, Aleksander Viçiq, ka deklaruar se KFOR-i ju është përgjigjur se nuk ka nevojë që forcat tona të kthehen në veri të Kosovës. Në një intervistë për televizionin serb, Pink, më 8 janar, ai tha se KFOR-i në përgjigjen e tij ka thënë se nuk ka nevojë për dërgimin e forcave serbe në veri. Presidenti i Serbisë, Aleksander Viçiq, ka lënë të hapur mundësinë e përsëritjes së kërkesës për kthimin e forcave të Serbisë në Kosovë, në instanca tjera ndërkombëtare. Mbetet të shihet nëse Beogradi zyrtar do t’i drejtohet Organizatës së Kombeve të Bashkuara që t’i kërkojë të deklarohet në seancën e Këshillit të Sigurisë. Nëse kjo do të bëhej, Serbia do të mbështetej nga Rusia, por rezultati do të ishte konfirmimi i vendimit të KFOR-it, ka theksuar ai mes tjerash.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …