Vuçiq komenton protestën e 17 shkurtit

Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq ka komentuar paralajmërimet e opozitës për mbajtjen e protestës gjithëpopullore, me 17 shkurt.  Në një konferencë për medie të mbajtur në Beograd, pas takimit me senatorin amerikan, Bob Croker, ai ka thënë se shpreson që kriza politike në Kosovë të kalojë sa më shpejtë, në mënyrë që t’i jepet hapësirë zbatimit të marrëveshjeve të Brukselit. Sipas tij, protesta e 17 shkurtit do të jetë më masivja që është mbajtur ndonjëherë. “Më 17 shkurt do të mbahen demonstrata, ndoshta më të mëdhatë të mbajtura deri më tani në Kosovë. Por normalisht, unë nuk i gëzohem problemeve që po i kanë në Prishtinë”, është shprehur Vuçiq. Kryeministri serb më tej ka theksuar se Serbia i ka përmbushur detyrimet e saj, duke shtuar se pret që të njëjtën ta bëjë edhe Kosova.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Mustafa: Pesë propozimet e PDK-së për dalje nga kriza ekonomike

Arben Mustafa: Me Bedri Hamzën Kryeministër, pensionistët do të marrin 1000 euro më shumë brenda një viti

Koordinatori për Financa në Partinë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa ka deklaruar se në qeverinë …