Kryeministri serb, Aleksandër
Vuçiq, duke paralajmëruar vizitën e tij në Kosovë, i është bashkuar avazit të
viktimizimit për gjoja sulmet ndaj serbëve. Ndonëse ende nuk është sqaruar në
plotni rasti i mbrëmshëm i Gorazhdecit, kreu iI qeverisë serbe e ka quajtur
këtë si “sulm kundër gjithë popullit serb që jeton në Kosovë”. “Nuk pres asgjë
nga Prishtina, por pres nga akterët ndërkombëtarë të ndërmarrin masa dhe në
përputhje me detyrimet e veta të mbrojnë serbët në Gorazhdec dhe kudo nëpër
Kosovë”, ka deklaruar Vuçiq. Ai, më tej ka bërë të ditur se bashkë me një
delegacion të Qeverisë serbe, do të vizitojë Gorazhdecin dhe vende të tjera në
Kosovë “për t’i trimëruar serbët të qëndrojnë aty”.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Qeveria Kurti, sa u përket investimeve kapitale të realizuara në vitin 2024, është më e ulët se në vitin 2018
Deputetja e LDK-së dhe ish-ministrja, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria Kurti sa i përket …