Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka vlerësuar lart shqiptarët si karakter, duke kërkuar nga biznesmenët serbë të punojnë dhe të investojnë në Shqipëri, sepse sipas tij shqiptarët kanë besë. Ai tha se në kohën kur ekonomia është e rëndësishme, ky është patriotizëm dhe kjo është rruga e vetme që duhet ndjekur. Dua të inkurajoj njerëzit tanë të shkojnë në Shqipëri, të ndërtojnë objekte turistike, të krijojnë kompani të përbashkëta. Shqiptarët e mbajnë fjalën dhe janë njerëz të mirë dhe të punës. Unë jam ndoshta subjektiv, por dua t’u them se kjo është e mirë për Serbinë dhe punoni mirë me ta. I kuptojmë ndarjet politike, por duhet t’i kthehemi të ardhmes”, tha Vuçiç, me një ironi mjaft perfide. Pretendimet e Serbisë për t’u dyndur ekonomikisht në Shqipëri, janë sikur ato greke, të cilat tashmë kanë pushtuar jugun, ndërsa Serbia të njëjtën gjë e synon në veri të Shqipërisë. Le t iu besojnë shqiptarët serbëve përderisa nuk ia kanë besën njëri tjetrit.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …