Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë paraqitjeve publike më medie dhe konferenca të ndryshme po përpiqet t’i impresionojë serbët me njohuritë që ka për Kosovën duke folur për partitë politike e veçmas për intelektualët e Kosovës. Me një rast ai ka lavdëruar shumë sidomos, Veton Surroin, i cili vazhdimisht e viziton Beogradin, ku së fundmi ka qëndruar në një aktivitet i ftuar nga “Forumi për marrëdhënie ndëretnike” që drejtohet nga Dusan Janjic dhe ku ka folur rreth temës “Paradigma e re për Kosovën dhe Serbinë’. Surroi është intelektual i jashtëzakonshëm, ka thënë Vuçiq, por është shprehur i zhgënjyer me te, sepse edhe ai përkrah pavarësinë e Kosovë dhe jo më bashkëjetesën me Serbinë sikur e kishte përkrahur dikur Surroi me të vetët dhe me babanë e tij ambasador i RSFJ-së në Spanjë, në vitet 80-të të shekullit të kaluar, ku edhe kishte vdekur aksidentalisht.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …