Vuçiq

Vuçiq me ultimatum: Ose Asociacion sipas marrëveshjeve të viteve 2013 e 2015, ose fundi i dialogut!

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar se pas radhës së dialogur është plotësisht e qartë se Kosova nuk dëshiron ta përmbushë obligimin e saj dhe të formojë Asociacionin dhe se dialogu tani është në një ngërç të madh. Sot arritëm te muri, ka thënë ai mbrëmë në një deklaratë për gazetarët pas përfundimit të raundit të dialogut të nivelit të lartë në Bruksel. Ai ka theksuar se ishte e qartë që në momentin kur u prezantua versioni serb i drafti i statutit të Asociacionit, reagimet e delegacionit të Kosovës ishin se nuk është e pranueshme sepse nuk është në përputhje me Kushtetutën, se nuk duan një Republikë Serbe në Kosovë, edhe pse gjithçka është bërë në përputhje me marrëveshjet e vitit 2015 dhe 2013. Nnuk ka asnjë pikë në draft që ka diçka që tashmë nuk jemi pajtuar apo nuk kemi nënshkruar në vitet 2013 dhe 2015”. Vuçiq ka përsëritur se në vitin 2015 ai dhe Isa Mustafa kanë nënshkruar parimet për formimin e Asociacionit, duke thënë se Kosova tani po heq dorë nga ato. Ose do t’i përmbaheni asaj që jemi pajtuar në vitin 2013 dhe 2015, ose është fundi i gjithçkaje. Dikush duhet ta kuptojë këtë”, ka thënë Vuçiq.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Humolli

Fatmir Humolli: Kurti ka ndryshuar qëndrimet, si kryeministër nuk e mbështet bashkimin kombëtar

Deputeti i pavarur Fatmir Humolli, dikur pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, ka vënë në dukje evolucionin …