Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiç pas bisedës me ministrin e Jashtëm rus, Sergej Lavrov, i cili ndodhet për një vizitë në Beograd, tha se ndihet krenar të thotë se ne kemi marrëdhënie jashtëzakonisht të mira me Rusinë. Ndryshe nga të tjerët që kanë turp ose kanë frikë ta thonë, ne nuk e fshehin. E them me krenari, sepse është në interes të Serbisë ”, tha Vuçiq. Ai e falënderoi Rusinë për mbështetjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë, dhe për avokimin se çështja e Kosovës mund të zgjidhet vetëm me kompromis, dhe jo duke i imponuar diktate Serbisë, tha Presidenti i Serbisë, raporton Tanjug.
