Vuçiq: Ne jemi gati të pranojmë konceptin dhe të punojmë për zbatimin e marrëveshjes së propozuar dhe Asociacionit

Vuçiq: Ne jemi gati të pranojmë konceptin dhe të punojmë për zbatimin e marrëveshjes së propozuar dhe Asociacionit

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me përfaqësuesit e BE-së, Amerikës, Francës, Gjermanisë dhe Italisë tha se në ditët dhe javët në vijim do të zhvillojë konsultime me anëtarët e qeverisë, parlamentit dhe të gjitha grupeve të rëndësishme shoqërore “se jemi gati të pranojmë konceptin dhe të punojmë për zbatimin e marrëveshjes së propozuar”.Vuçiq ka theksuar se ai ka treguar të gjithë shqetësimin dhe rezervën e tij për një çështje të rëndësishme, për një punë të rëndësishme. Sigurisht që nuk mund të flas për këtë sepse propozimi nuk është publik”, tha Vuçiq pas një takimit me përfaqësuesit e BE-së dhe të Amerikës. Kryetari i Serbisë vlerësoi se ka qenë një  bisedë shumë e vështirë, ndoshta biseda më e vështirë që kemi pasur deri tani. Ajo për të cilën jemi dakord është se një konflikt i ngrirë nuk është zgjidhje dhe se kur keni një konflikt të ngrirë, është vetëm çështje kohe kur dikush do ta shkrijë atë dhe individë të papërgjegjshëm do të rrëzojnë paqen dhe stabilitetin e të gjithë Ballkanit Perëndimor. Për ne, zbatimi në kohë i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është element kyç për stabilitet dhe jemi të bindur se plani që kemi paraqitur në shtator, dhe që diskutuam sot, është mënyra më e mirë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe integrimin e rajonit, tha Vuçiq.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …