Vuçiq fton serbët e Kosovës që ta votojnë Listën Serbe

Vuçiq: Mund të bisedojmë për pauzimin angazhimit tonë në pezullimin e njohjeve të Kosovës, nëse hiqet taksa

Para takimit me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Riçard Grenell, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se mund të bisedojnë për pauzimin angazhimit për procesin e pezullimit të njohjeve të Kosovës por vetë nëse paraprakisht hiqet taksa ndaj mallrave të Serbisë. “Ne kemi qëndrim shtetëror sa i përket çështjes së pavarësisë së Kosovës, që dallon nga qëndrimi i Shteteve të Bashkuara dhe Prishtinës. Ata duan sa më shumë njohje, ne nuk e duam një gjë të tillë dhe puna jonë është të punojmë në këtë drejtim. Ne kemi pasur një propozim që do të ishte fer, të bëjmë një pauzë e në këmbim të kësaj Prishtina të heq taksën, kurse ne të ndalim fushatën për ç’njohjet e Kosovës. I kam thënë edhe sot, nëse një gjë e tillë ul tensionet në rajon, mund të bisedojmë për këtë. Por nuk mund ta bëjmë atë nëse pas një jave në Prishtinë na thonë se duam të jem pjesë e kësaj organizate ndërkombëtare e ndoshta apo ndonjë tjetre, pasi ne duhet ta kryejmë punën tonë, ka tërhequr vërejtjen presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …