leoni

Vuçiq në Rusi: Zgjidhja për Kosovën është ende larg

Vuçiq në Rusi: Zgjidhja për Kosovën është ende larg

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në fillim të takimit me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, të martën në Moskë ka deklaruar se zgjidhja për Kosovën është ende larg.  Situata në Ballkanin Perëndimor është komplekse dhe se Serbia po duron provokime, porse “dëshiron paqe dhe stabilitet”. Vuçiq e ka falënderuar Rusinë për, sikur thotë ai mbrojtjen e së drejtës ndërkombëtare dhe të interesave të Serbisë, bën të ditur Shërbimi i Ballkanit i “Radios Evropa e Lirë”. Putin ka theksuar se në takim me Vuçiqin do të bisedohet për marrëdhëniet midis dy vendeve dhe situatën në rajon. Ky është takimi i dytë i Vuçiqit me Putinin këtë vit. Vuçiq ka thënë paraprakisht  do të kërkojë ndihmë nga Putini për çështjen e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Reagime të ashpra ndaj thirrjeve për bojkot të produkteve vendore nga Lëvizja Vetëvendosje

Thirrjet për bojkot të produkteve vendore nga eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje janë kritikuar ashpër nga …