Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se për telekomunikacionin në Kosovë pret vazhdimin e bisedimeve me zyrtarë evropianë dhe me shqiptarë të Kosovës. “Do të kemi edhe shumë kontakte, do të përpiqemi nëse mund të ndreqim diçka dhe do të shohim nëse çdo është trajtuar”, ka thënë Vuçiq. Në planin veprues për telekomunikacionin në Kosovë, Vuçiq ka thënë se problematike janë pikat 9 e 11 që kanë të bëjnë me stacionet bazë dhe me pronën. “Nëse kjo është ajo në bazë të së cilës vendoset rregulla edhe në të gjitha fushat tjera, atëherë pasuria automatikisht u takon atyre dhe mund të themi : Mirë u pafshim Trepçë, Gazivodë dhe Valaç'”,ka thënë ai, njofton b92, duke shtuar se nëse merret vendimi për planin veprues, ai edhe do të kumtohet. Duke komentuar Ligjin për Trepçën, Vuçiq ka thënë se nëse ai miratohet në Kuvendin e Kosovë nuk e di se si autoritete e Prishtinës do të bashkëpunojnë me serbët e Kosovës dhe me autoritete në Beograd.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …