Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka kërkuar që të ruhet paqja në Kosovës dhe theksoi se në të kundërtën, Serbia do të fitoj. Këto deklarata ai i ka bërë në prag të nisjes së paralajmëruar muaj më parë për fillimin e zbatimit të vendimit të Qeverisë Kurti për mbulimin e simboleve dhe emërtimeve shtetërore serbe. Duke iu drejtuar medieve serbe, presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq theksoi se Serbia “nuk ka qenë kurrë në një situatë më komplekse dhe më të vështirë sa është sot. Ne kërkojmë që të ruhet paqja. “Nëse nuk duan ta ruajnë paqen, po ju them – Serbia do të fitojë” ka theksuar para gazetarëve, presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …