Kryetari i Serbisë, Vuçiq, ka deklaruar se bashkësia ndërkombëtare insiston në nënshkrimin e marrëveshjes bazike me Kosovën, të cilin e ka refuzuar, por saktëson se populli i Serbisë duhet ta dijë që kjo do të ketë pasoja. Gjatë një takimi me qytetarë tha se ditët, javët dhe muajt që po vijnë nuk do të jenë të lehtë për Serbinë, pasi që përfaqësues të BE-së dhe Amerikës do të përpiqen të zgjidhin shumë gjëra në Kosovë, para zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara dhe para zgjedhjeve evropiane. Vuçiqi ka komentuar edhe takimin që do ta ketë me gjeneralin Moisiloviq, lidhur me situatën e sigurisë në Kosovë. Bashkësia ndërkombëtare insiston në marrëveshjen bazike me Kosovën, edhe pse e kam thënë pesë herë deri tani. Ju tashmë e dini që Kosova ka sanksione, ndaj të gjithë kërkojnë që edhe ne të futemi në sanksione Ai është pyetur sërish nëse do të nënshkruaj marrëveshjen bazike dhe aneksin e zbatimit. Vuçiq ka thënë se këto gjëra nuk do të jenë të thjeshta për Serbinë dhe është e nevojshme të ruhet stabiliteti dhe të mendohet se si dhe në çfarë mënyre do të bëjnë në të ardhmen.
