Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq është cituar të ketë deklaruar se nuk dëshiron ta gënjej popullin serb se Kosova do të jetë e jona. Nëse mendoni se ka shumëçka lidhur me Kosovën që ne e kemi në duar, ju lutem njerëz, ne nuk jemi fëmijë, nuk jemi naivë. Po luftojmë për çdo person në Kosovë, por nuk dua ta gënjej popullin dhe të them se gjithçka do të jetë e jona në 300 milionë viteve të ardhshme. Unë nga viti 2012 i ka dëgjuar tregimet se si jam tradhtar, sepse kinse u kam premtuar amerikanëve se do ta dorëzojë Kosovën, prandaj SHBA dhe BE nuk e mbështesin bojkotimin e opozitës për zgjedhjet e ardhshme. Mirëpo, serbët në Kosovë nuk janë të çmendur dhe e dinë saktësisht se kush i mbështet ata dhe kush punon për ta, njofton të ketë deklaruar presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, agjencia e lajmeve B92.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …